Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme këtë të premte.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe në lindje të territorit.

Prej orëve të mëngjesit deri në ato të mesditës në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre në të gjithë territorin për tu riaktivizuar nga orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë kryesisht në zonën e veriperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.