Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.
Për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ka ndërhyrë policia, e cila e ka shoqëruar në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.

Ndërkohë, PD-ja e ka cilësuar këtë si një ndalim me urdhër politik, pasi ai po bënte fushatë, ndërsa në komisariat ka shkuar edhe drejtuesi politik Gazment Bardhi.