Partia Demokratike mori 4 mandate në Qarkun e Lezhës, edhe pse me një rënie të thellë krahasuar me vitin 2021. Bazuar në këtë ndarje mandatesh, PD-ASHM nxjerr 2 kandidatë nga lista e hapur dhe 2 nga lista e mbyllur, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti. Nga lista e hapur dalin 2 kandidatët më të votuar deri më tani, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni me 4318 vota dhe Aleksander Lala me 2817 vota. Po numërohet ende vota e diasporës.
Ndërkohë PS, mori 3 mandate, dy deputetë të sigurt Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj dhe kandidatja më e votuar Pranvera Skana me 3768 vota.
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhë
Agron Gjekmarkaj (lista e mbyllur)
Elda Hoti (lista e mbyllur)
Gjin Gjoni 4318 vota (lista e hapur)
Aleksander Lala 2817 vota (lista e hapur)
Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
Ulsi Manja (lista e mbyllur)
Ermal Pacaj (lista e mbyllur)
Pranvera Skana 3768 vota (lista e hapur)