Presidenti francez Emannuel Macron bëri thirrje nga Tirana që Europa të jetë e bashkuar në fushëne e sigurisë, ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Në fjalën e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian, Macron tha se në Ukrainë duhet të ketë një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Europa është në mbështetje të Ukrains, theksoi Macron.

“I dashur Edi, urime për rezultatin e zgjedhjeve, vërtetë dhe për këtë rrugëtim europian që shpreh te Europa.

Kam kënaqësi që ju shoh të gjithëve këtu. Faleminderit që na kujton se pas ëndrrës europiane e asaj që na bashkon është edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimin që kemi bërë. Ju referove Rilindjes, Iluminizmit, e megjithatë jemi këtu sot në kohëra kur situata e kontinentit i sjell paksa seriozitet këtij takimi duke patur parasysh sa e lartë është steka. Në raport me këtë më lë mbresë diçka që në fakt ka një sfidë dhe të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësohen na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, që të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë së bashku në unitet.

Përparësia politike është gjeostrategjike. Ka rrezik të ndasive e luftës në Europë.

Pikë së pari është agresioni rus në Ukrainë. Është e rëndësishme që të mbështetet Ukraina dhe armëpushimi, orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim por trysnia e europianëve dhe amerikanëve, Rusia duhet ti kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Unë shpresoj që do ketë traktat paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ne e mbështesim këtë gjë. Duhet mbështetur Moldavia ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia gjithashtu. E gjitha ka të bëjë me koordinimin mes nesh.

Të gjithë i kanë sytë nga ne. Le të shpjegojmë se çfarë po bëjmë me Ukrainën. Kush thotë që kur vjen fjala për sovranitet territorial ju bërtisni që është kërcënim për jetën e jeni të heshtur kur bëhet fjalë për tragjedi humanitare. Na duhet paqe, diplomaci, unitet. Është e vështirë. Për të qenë të besueshëm duhet të kemi reagim të përbashkët. Na duhet një shtyllë e fortë europiane në NATO dhe duhet të veprojmë së bashku.

Europa ka shumë më rëndësi sot sa i takon trajtimit të sigurisë sot. Komuniteti Politik Europian mundëson që t’u sjellim sigurinë njerëzve tanë kur vjen fjala për trafikim e drogës etj”.

Presidenti francez vuri theksin për të bërë më shumë edhe sa i takon luftës kibernetike.