Drejtuesja Politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu votoi në qendrën e votimit pranë shkollës “Jeronim de Rada”, në Njësinë nr.9 në Tiranë.
Pasi kreu procesin e votimit, drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime nga çdo qytetar që ushtron të drejtën e votes.
“Sot është një ditë e rëndësishme, një ditë kur qytetarët shqiptarë, përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.
Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin masivisht në votime, për të shprehur përmes votës vullnetin e tyre.
Vota është një e drejtë, por është edhe përgjegjësi për drejtimin që do të marrë vendi në katër vitet e ardhshme; për të ardhmen e Shqipërisë!
Jam e bindur që qytetarët e Tiranës do të votojnë si gjithmonë me maturi, me qytetari, dhe do ta çojnë përmes votes, zërin e tyre në drejtimin e duhur.
Dhe procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën.
Jam e bindur se, ashtu sikurse ka nisur, do të jetë një proces me të gjitha standardet.
E sotmja do të jetë një ditë shëmbullore demokracie”.