Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Në mesazhin e tij, Macron tregon mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Shefi i “Elysee” përmend takimin e të premtes, ku Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sipas tij, ky Samit duhet të shërbejë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative.
Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!”, shkruan ai.