Në takimin elektoral mbajtur në Shkodër, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prekur disa prej investimeve të realizuara në Shkodër duke filluar me Muzeun e Kujtesës, ku pasqyrohen, për të mos u harruar krimet e diktaturës komuniste, për të vijuar me xhaminë e Plumbit e cila tashmë ka dalë në dritë si pasojë e ndërhyrjeve restauruese dhe përfunduar me stadiumin e Shkodrës i ristrukturuar tërësisht.
“Edhe një gjë tjetër kam unë për këtë punën e komunistave, kush po e bën Muzeun e Kujtesës së të gjithë torturave që komunistët i kanë bërë këtij qyteti, i kanë bërë priftërinjve, i kanë bërë hoxhallarëve, kush po e bën, pse nuk e bëri bufi, pse nuk e bëri këneta gjithë këto vite, por bënë një Muze si dyqan vodafoni, që s’kishte karta. E keni parë muzeun, dyqani i vodafonit, pa karta, një turp, një skandal, një shëmti. 55.27 Sot Muzeu i Kujtesës do të bëhet, dëgjojeni me vëmendje, një muze ndërkombëtar si ai i Marubit.

Po xhaminë e Plumbit, kush e nxori në dritë? Një kryevepër të historisë së arkitekturës dhe një perlë në librin e arkitekturës fetare, perlë, e zhytur në llum. E zhytur në llum, kush e nxori në dritë, kush? Bufi, ata që na quajnë ne komunista, që më thonë mua komunist, ai mua. Ai mua që kur unë kërkoja lirimin e të burgosurve politik dhe rishikimin e kultit të Enver Hoxhës, bufi thoshte: Ky do të nxjerri llumin e shoqërisë nga burgu, ai mua.
Po pasuritë, rezidencën Komuniteti Mysliman kush ia dha? Nuk ia ka dhënë akoma se është një parti këtu në këshillim bashkiak që nuk po e voton, siç nuk po voton dhe plazhet e Velipojës. Po kjo është histori tjetër, është histori tjetër kjo. Kush?
Po stadiumin kush ia bëri Shkodrës, Vllaznisë, kush ia bëri stadiumin? Vllaznia pra! A është Vllazania një nga krenaritë e historisë së sportit dhe të Shkodrës. Kush ia bëri stadiumin mo?”, tha Rama.