Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Mikani. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno Mikani, përmes rrjeteve sociale, ku shkroi:
“Iku babai, shoku dhe kolegu im.”
Piro Mikani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes
Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi .
Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Shtigje lufte (1974), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006)
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë .