Kryesocialisti Edi Rama, gjatë fjalës së tij nga Shkodra, tha se më 11 Maj, PS nuk Lufton për 71 mandate por më shumë se kaq.

“Në 11 maj është takim me historinë, jo zgjedhje e zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin mimimunim. S’jemi në garë për 71 mandate. Ne 71 i kemi tani, por 71 mjaftojnë për të qeverisur, për karriget e parlamentit, për deputetët, por s’mjaftojn ëpër të pasur siguri se do t;i mbyllim në 2027 negociatat me BE. Atje negociohen cerek milionë faqe, mbi 250 mijë fletë që nuk janë komebte fb, por kritere, rregulla, masa e ligje dhe duhet të biem dakord me ta për çdo gjë, dhe mbasi të biem dakord, duhet të vijmë këtu edhe t’i bëjmë. Duhet të shkojmë në parlament të bëjmë ligjin. Parafytyroni ju se duhet me fol me kënetën për të bërë ligjin. Ndërkohë që këneta e ka filluar këngën dhe mbajeni mend më 11 në darkë, do të thotë fituam.

Në 12 në mëngjes do të thotë qëndroni fort se kutitë se fitorja është aty, në 12 pasdite s’do të flasë. Në 13 do të thotë na i vodhën. Do të thotë është vjedhja më e madhe e historisë sepse do të jetë fitorja më e madhe e PS. Kur ata arrijnë edhe thonë se Edi Rama po blen diasporën merre me mend, ndërkohë që unë pres nga diaspora shpullën më shembullore për kënetën. Shuplakën më të nxehtë këneta do ta marrë nga diaspora. Dhe iu them të gjithë atyre që janë regjistruar, që tani që fletët iu kanë vajtur, të mos humbin mundësinë për të votuar. Të mos bëhen shqipo që të thonë po e lëmë për momentin e fundit dhe të ngelin pa votuar. Ju lutem të gjithë atyre që janë regjistruar në diasporë, të shënojnë numrin 5 dhe t’i kthejnë. Mbi të gjitha mesazhi e kam për ata shqiptarët në Greqi, ata jabnë ata që e kuptojnë më mirë nga të gjithë se çfarë domethënë kjo pasaporta. U nisën në 90 si gjithë të tjerët vetëm me rrobat e trupit dhe fsëmijët në krah, derdhën gjak, lot e djersë, bënë jetë qeni për një periudhë, u ngritën avash avash por sot kanë ankthin e pensionit. Pa ata Greqia do të kishte falimentuar. Pa shqiptarët s’do t’i bënin dot lojërat olimpike. Por duhet të jetë marrëveshja e pensioneve. Nëse ne hyjmë në BE, dhe nëse shqiptarët marrin këtë pasaportë, kjo në Greqi dmth se s’të duhet më pasaporta greke.”