Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 1445 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 192147 vota ose 52.88 % për qind, kundrejt 124411 votave të PD-ASHM, 34.24 % për qind.
PSD ka marrë 13436 vota, ose 3.70 për qind, Koalicioni Nisma Bëhet 12604 vota, ose 3.47 % për qind dhe Partia Mundësia, 9578 vota ose 2.64 % për qind.
Rezultatet në rang kombëtar:
Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.