Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 2335 qendra votimi, nga 5225. PS ka marrë në rang vendi 319616 vota ose 52.68 % %, kundrejt 206665 votave të PD-ASHM, 34.07%.

PSD ka marrë 24139 vota, ose 3.98 %, Nisma Shqipëria Bëhet 20314 vota, ose 3.35 % dhe Partia Mundësia, 16621 vota ose 2.74 %. Ky rezultat është deri në orën 13:10.
Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit,me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 2 mandate, kun ë zonën e Saukutm ai ka marrë numrin më të madh të votave.