Ka nisur konferenca e përbashkët për operacionin antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë.

I pranishëm është kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.