Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e palës italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun alias Ekil Ndërjakun dhe Ervis Detin, të arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Troplinëve në Durrës.

Me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, Gjykata vendosi arrest në burg deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia.

Gjithashtu togat e zeza shpallën kalim e akteve në Gjykatën e Durrësit si kompetente pasi dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti.

Ndërjaku ndodhej në burg në kohën kur është kryer operacioni pasi po gjykohet si i përfshirë në ngjarjen e Shkozetit më 1 nëntor të 2019, ku pas një atentati vdiq shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku.
Ndërkohë i arrestuari tjetër Ervis Deti u arrestua gjatë operacionit të koduar “Ura”, pas urdhër arrestit nga Gjykata e Barit Itali. Për të tjerët, që kanë masë sigurie në mungesë nga Gjykata e Posaçme, pritet të dalin të premten për verifikim të masës dhe marrje në pyetje.

Rolet e dy personave në dosjen e antimafias italiane:

Ekil Nderjaku
U kap në një operacion në Noicattaro (BA), ku u gjet në posedim të 399 kg hashash të fshehur në një kuti, në bashkëpunim me shtetasit shqiptarë Flamur dhe Teuta Gjini. roli ne dosje.

Ervis Deti
Transportues i drogës në tokë. Dorëzoi fizikisht një sasi prej 2 kg heroinë në Bari, të mbërritur nga Shqipëria, e paketuar në një çantë shpine.