Adi Çoba, rezulton sipas hetimeve të autoriteteve italiane të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.
Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të shoqatës, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës;
PRESI Ergiels, FIORE Massimiliano, GANAJ Agron, KIPTIU Nuredin, BUONSANTE Andrea, MONTEDORO Giovanni, secili në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive, kryenin funksione të ruajtjes dhe shitjes së substancës narkotike që vinte nga jashtë, për qëllime fitimi, duke pasur gjithashtu detyra të përcaktuara në marrjen e sasive të mëdha të substancave narkotike në portet e Shqipërisë dhe Holandës, duke i ruajtur dhe më pas duke i shpërndarë ato në territorin italian, si dhe duke administruar pagesat dhe logjistikën përkatëse;
STERLICCHIO Michele, ZANZARELLI Giovanni, CAPUTI Francesca dhe MAZZUTI Luisa, përveçse përfshiheshin në mënyrë aktive në mbështetjen e strukturës së mësipërme kriminale dhe përfitonin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga aktiviteti i saj, ndihmonin në ruajtjen dhe përpunimin e substancave narkotike dhe vepronin si pika mbështetjeje për anëtarët e shoqatës që vepronin në territorin e provincave të Barit, Brindisit dhe Leçes;
të gjithë të pandehurit, mbështeteshin në bashkëpunimin e korrierëve shqiptarë, të cilët, me dijeni për paligjshmërinë e ngarkesave, sillnin drogë të fortë në Itali përmes linjave të rregullta ndërkombëtare të transportit rrugor, duke përfituar gjithashtu nga bashkëpunimi me grupe kriminale të organizuara, që vepronin në më shumë se një shtet, siç ishin Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Italia.”
Në përgjime, Çoba përmendet edhe me pseudonimin Bisha, ndërsa në Durrës iu sekuestrua lokali “Felix Vinum”