Edi Paloka me një gjuhë denigruese dhe fyehese ka ofenduar dhe sulmuar aktoren e njohur shkodrane Zyliha Miloti. Paloka përdor fjalë jo etike duke sulmuar aktoren se ka dal foto me Ramën nga Shkodra.
Paloka shkruan se “Zyli e ka ngrënë”, duke e vendosur kështu aktoren e njohur Zyliha Miloti në qendër të një përballjeje që s’ka lidhje as me skenën, as me artin, por me pazaret politike të ditës.

“Prandaj i djeg në prapanicë,” shkruan Paloka, duke lënë të kuptohet se refuzimi për t’u përdorur në një foto është kthyer në një problem personal për të. Në vijim, ai risjell një batutë nga një skeç humoristik i Zylit: “Mos më shih kështu nga jashtë, se nga mren jam e renume krejt”. Në këtë kontekst, krahasimi tingëllon i pavend dhe ngjan më shumë me një përdorim denigrues sesa një citim për efekt stilistik.
Nuk është hera e parë që përfaqësues të opozitës përdorin artistë, gazetarë apo figura publike për të ndërtuar rrëfime politike, por rasti i Palokës tërheq vëmendje për mënyrën sesi përdoret emri i një aktoreje me reputacion të padiskutueshëm, për të justifikuar dështimin e një “fotoje” që nuk u bë./Lexo.al