Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat maksimale; duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi; Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 – 3 ballë.
Kosovë
Pjesa e parë e ditës; në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta në pjesën më të madhe të Kosovës; ku në zonat jugore – juglindore do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu; Gjatë natës pritet stabilizim i atmosferës në të gjithë Kosovën.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Gjatë paradites; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar momente me pika shiu; Po ashtu; lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm.
Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të vijojnë të rriten duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; ku konkretisht; me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten; Europa Jugperëndimore; gadishulli Peloponez; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit ndërsa si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Veriu drejt veriperëndimit të Europës do të sjellë në këto rajone; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.
Po ashtu; rajoni i Balltikut dhe vendet e Europës Lindore do të paraqitet sërish me shira ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.