Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin përmirësim akoma më të theksuar të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në te gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë; minimalet do të ulën deri në 6°C ndërsa maksimumi do të ngjiten deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosovë

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës; ky stabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë gjithë paradites; Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e Republikës së MV.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europe

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në Lindje të kontinentit me ndikim deri në skajin Juglindor do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku Europa Lindore dhe brigjet e detit të zi do të kenë reshje të dendura shiu si edhe stuhi breshëri.

Po ashtu; me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; Alpet e Europës sie dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit, por reshjet do të jenë të përkohshme ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Skandinav; ishujt Britanikë si edhe brigjet e Egjeut duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.