Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë vranësira të dendura dhe shira me intënsitet mestar dhe lokalisht intënsivë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin dobësim gradual të shirave në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlea minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 65 km/h nga drejtimi Verior; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë.