Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e një prej kompanive më të mëdha në botë sa i përket parashikimeve parazgjedhore.

Polymarket ka nxjerrë kutotat e para të parashikimeve sa i përket zgjedhjeve të 11 majit në vendin tonë, ku mundësia e një mandati të katërt për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste ka një aktualisht probalitet prej 97%.

Ndërkohë rikthimi në pushtet pas 12 vitesh për Sali Berishën dhe aleatët sipas Polymarket ka vetëm 3% mundësi.

Sa i përket partive të vogla dhe të reja, mundësia që ato të marrin pushteti ka më pak se 1% mundësi.

Çfarë duhet të dini për Polymarket

Polymarket është një nga platformat më të mëdha të parashikimeve në tregjet botërore, ku aty mund të gjeni të dhëna por edhe mund të “investoni” mbi gjithçka, duke nisur nga eventet sportive deri te ato politike.

Kujtojmë që edhe zgjedhjet në SHBA përfunduan në faqen e Polymarket, ku Presidenti Donald Trump shihej si kandidati më pranë fitores në atë moment, çka aktualisht është fakt.

Një javë parë zgjedhjeve në SHBA, ndërkohë që të gjitha kompanitë e sondazheve shihnin si favoriote kandidaten demokrate Kamala Harris, vetëm Polymarket kuotonte kandidatin Republikan (Presidentin aktual të SHBA) si fitues të këtyre zgjedhjeve.

Sipas Polymarket në 30 tetor 2024 fitorja e Donald Trump kishte një probabilitet prej 66.1% ndërsa ajo e Kamala Harrys 33.9%.

Në linkun e Polymarket mund të shihni në kohë reale kuotat, parashikimet, por edhe përqindjet të cilat mund të ndryshojnë nga momenti në moment, kjo varet nga interesi i personave që futen në faqe dhe duan të investojnë bastet e tyre mbi zgjedhjet në Shqipëri.