Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 13:00! Tirana dhe Dibra kryesojnë! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 në të gjitha qarqet e vendit. Sipas raportimeve nga 2639 nga 5225 qendra votimi në total, pjesëmarrja kombëtare është regjistruar në 26.55%, duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë ishte 31.52%.Sipas qarqeve, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në Tiranë me 30.02%, e ndjekur nga Dibra me 28.93% dhe Kukësi me 27.26%. Në anën tjetër, Vlora vijon të ketë pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 19.18%. Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00. Celibashi tha se mbi këtë kërkesë do duhet të merret një vendim, nga Komisioni Rregullator.
Nga Hermes Kafexhiu/
(Një fact-check mbi pezullimin e vizave dhe raportin diplomatik SHBA-Shqipëri)
Që të jemi të qartë që në fillim, raporti diplomatik i Shqipërisë me...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata e Lartë për të prishur vendimin e Apeli i GJKKO ndaj ish-prokurorit...
Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, akuzoi NATO-n se po përpiqet të militarizojë Arktikun, në sfondin e kërkesës së Presidentit të SHBA-së, Donald...
Ambasada amerikane, ka shpërndarë një status të sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Në reagimin e tij Rubio ngre shqetësimin për lirinë e fjalës në...
Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe...