Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit.

Paraprakisht dyshohet se janë zënë për motive të dobëta, teksa në gjendje të rëndë ndodhet shitësja e qirinjve në anë të rrugës, e cila ishte futur për t’i ndarë.

“Pse më sheh”, ky dyshohet se ka qenë nisja e përdorimit të armëve, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Dyshohet se më pas dikush ka zbritur me dorezë hekuri e kanë nisur të përplasen fizikisht.

Pas kësaj dyshohet se një tjetër person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur 5 persona.