Shkodra ishte ndalesa e radhës e Kryetarit të Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër, Edi Rama në kuadër të turit të takimeve elektorale për fushatën zgjedhore të 11 majit.
Në fjalën e tij para qytetarëve të shumtë Rama ironizoi drejtuesin politik të qarkut Shkodër për Partinë Demkoratike, Luçiano Boçi, teksa theksoi se: Po mirë mo ju demokratët e Shkodrës, ju antikomunistët e mëdhenj, ju shkodranët e mëdhenj, kaq shumë ju nënvlerëson bufi sa ju ka sjellë Luçiano fake Pavarotin në krye të listës. Po Luçiano Pavarotin, Shkodra e ka dëgjuar mçeftas, atë të vërtetin. Shkodra ka dëgjuar këngët e ka tregu barsaleta kur bufi i shkonte mbrapa studentëve për t’i prerë flokët e gjata, tani ju sjell Luçiano fake Pavarotin këtu nga Elbasani. Po ç’punë ka ai këtu. Do drejtojë Shkodrën. Po kaq pa mend, kaq pa tru ju di? As me drejtu shpinë tuaj ju mendon bufi juve demokratëve të Shkodrës? Kaq tuafë ju di, kaq çyryk ju di bufi ju që s’keni dot një njeri tju drejtojë, por ju sjell Luçiano fake pavarotin që “e fitoi” Elbasanin para katër vjetësh, doli si rruar e qethur dhe thoshte na i vodhi elektronika votat. Se ai nuk është për elektronikë, është për ariet.
