Ka nisur konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish. Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane.
Më vjen shumë mirë që falë këtij bashkëpunimi kemi rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Tiranë.