Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me qytetarë të Kavajës për renditjen e investimeve të bëra nga qeveria në këtë qytet në dekadën e fundit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh i bindur se koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore nuk do të ekzistojë më pas zgjedhjeve të së dielës.

Kur Pandi më kërkoi për të folur për fushatën etj., dhe më tha: “Më vjen mirë që jam në Kavajë dhe në Rrogazhine, por të pyes,” – më tha – “pse?” I thashë ik njëherë, se do ta jap përgjigjen një ditë.

Pse? Ky bulevard këtu nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën. Ky qytet ekzistonte, patjetër që ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot. Nuk besoj se dikush, sado inat të na ketë, apo të më ketë mua për më tepër, mos të na japë këtë fakt, që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës dhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, që nuk kishte votuar kurrë, por i vinte nga ata të cilëve Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për gati çerek shekulli.

Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim, që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, shumë më mesdhetar, më europian, siç është ky territor këtu, që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe PS për Kavajën.

Po shihja këtu që pllakat janë zëvendësuar me beton. Nuk jemi ne këta, nuk i bëjmë ne këto. Sot ne jemi këtu për të folur për 11 majin dhe një palë zgjedhje kombëtare, por ja që përçmimi i dikurshëm dhe ajo ndjesia e tmerrshme e atyre që i’a morën Kavajës votën në mënyrën më pa kushte, është në fakt karakteristikë e asaj kënete dhe atij bufi në krye të kënetës, që njerëzit i sheh si specie nën hyqmin e vet dhe që askund nuk mendon si t’i ngrejë. Përkundrazi, mendon si t’i mbajë nën vete.

Sot ne vijmë këtu me këtë skuadër, dhe në anën tjetër ka një skuadër tjetër. Pashë një këtu që kishte posterin te xhami i berberit, se ky që është te berberi është përfiks për të ftuar njerëzit për të shkuar te berberi. Ta mbajë aty, të heqë ato mashtrueset, por ta mbajë.

Është ai kryetari i PD Kavajë që bëri një faj shumë të madh: fitoi primaret në të gjithë Tiranën dhe duke fituar primaret në të gjithë Tiranën, përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Se bufi nuk do individë të lirë, bufi do skllevër, bufi nuk do qytete të bukura, bufi do vendbanime që të jetojnë në hijen e tij.

Bufi mori mbështetje të pafundme në dy pika, po dy pika ishin që e mbështetën me sy mbyllur: Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja ishin dy qytetet me më pak investime nga qeveria. E hëngri Hysen e shkretë. Ku është Hysa? Ju them unë ku është: te barku i bufit.

Tani u them demokratëve të Kavajës që vazhdojnë ta hedhin votën në kënetë: po si ka mundësi, për çfarë ju duhet? A ju bëri qytetin? Jo. Aq sa është bërë, e kemi bërë ne; aq sa do bëhet, do ua bëjmë ne. Mirë që nuk ju bëri qytetin, po ju hëngri dhe Hysenin, nuk ju respektoi.

Sot po i them Pandit këtu në sytë tuaj: kjo është arsyeja Pand që ke ardhur këtu, ne për Kavajën dhe Rrogozhinën natyrisht, por fiksimi është këtu. Duam që kavajasve t’u dalim borxhit.

Kemi sjellë kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë e historisë së PS, të njëjtën kohë edhe protagonist i ndryshimeve demokratike, e njëkohësisht edhe brend anësh, gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi me të gjithë”,- tha Rama.