Në takimin me qytetarët e Shkodrës, Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se vota për PS në 11 maj është mes të tjerash votë për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Ai theksoi se me pasaportën europiane Shqipëria bëhet po aq e madhe sa Bashkimi Europian dhe kufijtë tanë zyrtarë mbeten 28 mijë kilometra katrorë. Por kufijtë e çdo qytetari shqiptar nuk janë më 28 mijë kilometra katrorë — ata janë aq sa territori i Bashkimit Europian.

Lideri socialist vijoi më tej duke iu referuar BE kur bëri me dije se derën na e kanë hapur, por ajo derë nuk rri gjithmonë e hapur. Është dera e një shtëpie të të pasurve, dhe të pasurit nuk e mbajnë derën hapur çdo ditë — këtë e dimë shumë mirë. Ajo derë hapet dhe mbyllet, dhe është hapur për ne për herë të parë që kur kemi brohoritur: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa

“Me këtë pasaportë, Shqipëria bëhet po aq e madhe sa Bashkimi Europian dhe kufijtë tanë zyrtarë mbeten 28 mijë kilometra katrorë. Por kufijtë e çdo qytetari shqiptar nuk janë më 28 mijë kilometra katrorë — ata janë aq sa territori i Bashkimit Europian. Derën na e kanë hapur, por ajo derë nuk rri gjithmonë e hapur. Është dera e një shtëpie të të pasurve, dhe të pasurit nuk e mbajnë derën hapur çdo ditë — këtë e dimë shumë mirë. Ajo derë hapet dhe mbyllet, dhe është hapur për ne për herë të parë që kur kemi brohoritur: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”, tha Rama.