Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të martë takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, në Elbasan.
Kreu i PS-së, Edi Rama, u ndal në fillim të fjalës së tij në Elbasan, duke ‘shigjetuar’ me ironi drejtuesin politik të PD-së, Tomor Alizoti, për Elbasanin. Rama u shpreh se, kur ishte rrugës për në Librazhd paraditen e sotme, kishte ndjerë frikë se mos Ludoviku dilte dhe e hante të gjallë, duke ironizuar deklaratën e Alizotit disa ditë më parë.

Rama nuk i ndali batutat dhe ironitë për Alizotin, duke thënë se ‘tamaja e madhe të lë pa gjo’. Nga ana tjetër, ai foli edhe për ish-drejtuesin politik të Elbasanit, që sot drejton Shkodrën, Luçiano Boçi, duke e quajtur ‘Luçiano fake Pavarotti’. Kreu i PS-së tha se të sjellësh Alizotin dhe ‘fake Pavarottin’ në Elbasan është një tallje për këtë qytet.
Sot paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment, që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit, mos më ha Tomor Alizoti të gjallë. Shoh sa andej, këndej, dhe s’e pashë asgjëkundi Ludovicun. Tani që ju shoh juve, mendova me vete: e kupton ti, mor Tomor, se çfarë do me hëngër të gjallë apo jo? Se ka një fjalë të madhe populli shqiptar, Tomor: tamaja e madhe të lë pa gjo. Po me çfarë shoh unë, ty tamaja e madhe do të lërë pa zë. O Tomor, mor Ludovik, ke gjet njerëzit më të gabuar, ke gjet vendin më të gabuar me u ngatërru, mor Tomor. Se më del para syve Tomorri dhe më del në datë 12. Ndërkohë, Tomorri nuk e mendoi hiç dy herë përpara se të vinte këtu, që këtu ishte Luçiano fake Pavarotti dhe iku. Iku Luçiano fake Pavarotti dhe erdhi një Tomor Alizoti a ka më tallje për Elbasanin?”