Rikualifikimi i peizazhit në pikat hyrëse doganore synon unifikimin e paraqitjes së njësive të shërbimit, si prezantimi i parë i turistëve të huaj me Shqipërinë.

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve gjatë sezonit veror, por edhe e automjeteve i kanë kthyer pikat doganore të Hanit të Hotit dhe Murriqanit, ndër më të rëndësishmet e sistemit doganor në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot disa foto të “pikave doganore të Hanit të Hotit dhe Murriqanit, kushte dinjitoze mikpritjeje në kuadër të uniformizimit të pikave hyrëse nga toka në vend dhe në funksion të mirëseardhjes e lehtësimit të intensitetit të shtuar të pasagjerëve përgjatë sezonit veror”.

Projekti i rikualifikimit të peizazheve në pikat doganore synon të ofrojë një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze të vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.

Projekti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në koordinim institucional me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka nisur fillimisht në pikat doganore më të rëndësishme për sa i përket flukseve turistike, për të vazhduar më pas në të gjithë territorin.