Rama synon në 80 mandate në vend dhe kërkon më shumë deputetë në Vlorë: Nuk është mirë që ky qark të mbetet me 8 me gjithë namin që i dalë

Edi Rama në Vlorë – Çdo vlonjat duhet të dalë nga shtëpia në 11 maj dhe të votojë. Duhet të dalë nga shtëpia se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime që i janë bërë Vlorës dhe tërë këtë nam që i ka dalë Vlorës, e me tërë atë xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mirë që PS të ngjitet në 80 e ca mandate e Vlora të mbetet prapë te 8. Por, vlonjatët i dinë më mirë vetë dhe nuk këmbëngul t’u them se e di unë më mirë. Ama dua t’i siguroj të tërë, që nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë në të tërat vitet e the të marra së bashku, në katër vitet që vijnë do bëjmë për Vlorën gjëra që sot duken të pamundura.

Nëse do ishim sot në 2030, këtu në Vlorë do ishte një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik i dorës së parë. Mbajini mend këto fjalë se nuk janë fjalë fushate, lidhen me çfarë ne kemi mbjellë për Vlorën 2030 dhe për Shqipërinë 2030. Mbani mend këto fjalë që në Vlorën e fundit të kësaj dekade, do të kenë ardhur emrat më të mëdhenj, firmat më të mëdha, të gjitha ato gjëra të bukura që mblidhen rreth një vend kur ai vend bëhet xhevahir i Vlorës së turizmit mesdhetar. Vlora do të shkëlqejë në atë kurorë. Në Vlorën 2030, do të ketë mundësi për çdo vlonjat e vlonjate, por për këdo që dëshiron të vijë dhe të punojë aty ku ka punë dhe mundësi.