Sali Berisha në një konferencë për mediat foli për rezolutën e hartuar nga PD që u miratua nga PPE. Ja si u përgjigj Berisha për gazetarët, i pyetur nëse po rezoluta ishte alibi për humbjen: “Ju më keni pyetur dhjetëra herë si do mbroj votën. Kjo është bërë me qëllimin absolut për t’i dalë zot votës së shqiptarëve. Rama ka bërë çmos që kjo të mos miratohet.
Të lexoj unë këtu mesazhet që i çonte eurodeputetëve të PPE për rezolutën e katër muajve më parë, s’do e besonit. Rezolutën e kauzave të drejta, ai që i quan broçkulla nuk po e prish gojën me epitete për të”, tha Berisha.
