Tirana është sot qendra e vëmendjes evropiane, teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa – përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
Në fjalën e tij në nisje të samitit, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë dhe rajonin, duke nënvizuar lidhjen e fortë që shqiptarët ndjejnë me Europën si pjesë e identitetit të tyre.