Departamenti i Thesarit heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani.
Sipas vendimit zyrtar, nga lista e sanksioneve në SHBA hiqen ish-presidenti i Republikës Serbe Milan Milutinovi,dhe Bogdan Subotic nga Bosnje-Hercegovina.
Milutinovi, një bashkëpunëtor i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, ka ndërruar jetë dy vite më parë.
Dhe megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet non grata, i sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.Ajo çfarë vihet re në vendimin e SHBA është se mungon emri i Sali Berishës, i shpallur non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Edhe pse Berisha ka trumbetuar me të madhe se me ardhjen e presidentit amerikan Donald Trump do hiqet nga lista e zezë e SHBA, për kreun e PD, duket se nuk ka asnjë shpresë. Madje, Sali Berisha përmes kompanisë së lobimit Continental Strategy pas kontratës 6 milionë dollarëshe, kishte kërkuar dy herë vizë për të udhëtuar drejt SHBA para zgjedhjeve të 11 majit, por kërkesa iu refuzua.
Vendimi i plotë:
Më 28 maj 2025, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së publikoi një përditësim të listës së personave dhe entiteteve të sanksionuara, duke hequr disa individë dhe kompani nga Lista e Shtetasve të Sanksionuae (SDN).
Heqjet nga lista e sanksioneve:
1. Të lidhur me Ballkanin:
Milan Milutinovi?: Ish-president i Republikës Serbe dhe i akuzuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)
Bogdan Suboti?: Lindur në Bosanska Gradiška, Bosnjë-Hercegovinë.
2. Të lidhur me trafikun e narkotikëve:
Jesús Pérez Alvear (i njohur si “Chucho Pérez”): I lidhur me kartelet meksikane si “Cártel de Jalisco Nueva Generación”, “Los Cuinis” dhe kompaninë “Gallística Diamante”.
Gallística Diamante S.A. de C.V.: Një kompani meksikane e njohur gjithashtu si “Ticket Premier”, e përfshirë në aktivitete të lidhura me trafikun e narkotikëve.
3. Të lidhur me Rusinë:
Nikolay Ivanovich Bortsov: Anëtar i Dhomës së Shtetit të Federatës Ruse, i sanksionuar më parë sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024.