Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1237 nga 1282 qendra votimi, që përbën mbi 90% të totalit.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me mbi 199 mijë vota ose 47.88%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me mbi 146 mijë vota, që përfaqësojnë 35.05% të votave.
Sipas projeksioneve, Berisha merr 13 mandate në Tiranë, duke humbur 4 mandate krahasuar me 2021. Agron Shehaj ka marrë 2 mandate në Tiranë, ku një prej tyre sapo ia ka marrë PD-së.
Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.
Më tej renditen:
Partia Mundësia 5% e votave
Partia Socialdemokrate 3.37%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 3.08%
Lëvizja Bashkë 2.7%