Interi dhe Barcelona barazuan 3-3 në kohën e rregull për aktin e dytë gjysmëfinal të Champions League. Pas 180 minutave lojë rezultati i përgjithshëm mes tyre u mbyll 6-6 (3-3) në ndeshjen e parë dhe përballja tanimë i drejtohet 30 minutave shtesë.

NDESHJA – Dueli ishte me dy fytyra për skuadrat, me 45 minutat e para që u dominuan nga Interi. Lautaro Martinez në minutën e 21-të shënoi golin e parë për zikaltërit, para se Calhanoglu në shtesën e parë të tregohej i saktë nga penalltia për rezultatin 2-0.

Fraksioni i dytë foli për Barcelonën që përmbysi me Garcia, Olmo dhe Raphinha, por në shtesën e tretë Acerbi barazoi për 3-3 në një ndeshje për ata me zemër të fortë.

Pas 180 minutave sfida u mbyll 6-6 dhe skuadat do i drejtohen shtesës prej 30 minutash. Nëse nuk ka fitues do duhen penalltitë për të vendosur finalistin e parë të Champions League.