Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ruan epërsinë duke siguruar deri tani 19 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Ilir Meta (PD-ASHM) ndjek me 13 mandate. Procesi i numërimit të votave preferenciale vijon ende.
PS fut në Kuvend 12 lista e mbyllur ndër ta emra të njohur me në krye Edi Ramën, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Igli Hasani dhe Adea Pirdeni. Deri në këtë fazë të numërimit, 12 mandate të tjera janë fituar përmes votës preferenciale, ku deri tani janë : Blendi Gonxhja me 10430 vota, Ervin Hoxha me 6936 vota, Fatmir Xhafaj me 5498 vota, Erion Braçe me 5823 vota, Ornaldo Rakipi me 3803 vota, Anila Denaj me 2540 vota, Antonela Dedej, 2090 vota, Kejsi Elezi 1747 vota.
Në krahun tjetër, PD-ASHM ka siguruar 12 mandate përmes listës së mbyllur, ku përfshihen Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.
Gara për mandatin e 13-të është aktualisht më e ngushta në të gjithë qarkun, Ilir Alimehmeti, me 6304 vota, ndërsa Tabaku ka arritur të rikuperojë dhe të marrë mandatin deri tani me 6319.
Ndërkohë, vota preferenciale po prodhon lëvizje të mëdha edhe brenda vetë partive. Në PS, një sërë figurash të vjetra dhe të njohura, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, rrezikojnë të mbeten jashtë Kuvendit deri në këtë moment.
Nga partitë e reja ka siguruar dy mandate Shehaj i ‘Mundësisë’, një Lapaj i ‘Shqipëria Bëhet’ dhe një mandat Arlind Qori i Lëvizja Bashkë.
Procesi i numërimit vijon dhe mbetet ende për t’u parë nëse do të ketë përmbysje të tjera.
Deputetët e Partisë Socialiste
Lista e mbyllur
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Liundita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erjon Malaj
Lista e hapur (deri në këtë moment)
Blendi Gonxhja me 10042 vota,
Ervin Hoxha me 6330 vota
Fatmir Xhafaj me 5222 vota
Erion Braçe me 5418 vota
Ornaldo Rakipi me 3603 vota
Anila Denaj me 2372 vota
Kejsi Elezi 1715 me vota.
Deputetët e PD-së në listën e mbyllur
Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi
Deputetë e PD-së në listën e hapur (deri në këtë moment)
Jorida Tabaku 6319 vota
Ilir Alimehmeti 6304 vota