Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ndodhej në Soçi për një program zyrtar, ai zhvilloi një telefonatë të gjatë me Donald Trump, një bisedë që Moska e përshkroi si “intensive dhe shumë e sinqertë”, por që nuk solli ndonjë përparim të dukshëm drejt paqes në Ukrainë.

Një telefonatë “si çdo ditë tjetër”
“Corriere della Sera” shkruan se intervista u përcoll nga figura e besuar e propagandës ruse, Pavel Zarubin, i cili theksoi se vendndodhja e presidentit – në një qendër muzikore për studentë të talentuar në Sirius – ishte simbol i qartë se kjo telefonatë nuk ishte ndonjë ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për agjendën ruse.
“Presidenti mund të flasë nga kudo përmes kanaleve të sigurta, pa ndryshuar axhendën”, theksoi Zarubin.

Pa kthesë, vetëm pritshmëri të vakëta
Në Rusi, telefonata nuk u vendos në qendër të edicioneve të lajmeve. Asnjë kthesë nuk pritej realisht, por kishte shpresë për ndonjë sinjal të ri. Sipas Sergey Markov, ish-këshilltar i Kremlinit, biseda ishte “e ashpër” dhe pasqyronte faktin se Putin hodhi poshtë kërkesën e Trump për një armëpushim.
“Putini këmbënguli se nuk mund të ketë pauzë në luftë pa lëshime nga Ukraina”, tha Markov. “Kjo ishte përmbledhja.”
Mesazhe të kujdesshme, përgatitje për takime të mëvonshme Këshilltari presidencial Yuri Ushakov nuk zbuloi shumë detaje, përveç faktit që dy liderët përdorën emrat e njëri-tjetrit dhe Putin uroi Trump për lindjen e nipit të tij të njëmbëdhjetë.

Megjithatë, ai pranoi se temë qendrore e bisedës ishte përfundimi i konfliktit në Ukrainë – edhe pse pa rezultat konkret.
Dugin: “Paqe vetëm pas fitores”
Filozofi ultranacionalist Aleksandr Dugin, i njohur për qëndrimet e tij ekstreme, e komentoi telefonatën me skepticizëm: “Do të flasim për paqe vetëm pas fitores ushtarake. Pastaj, mund të vijë paqja.”=
Ndërkohë, Konstantin Blokhin, nga Qendra e Studimeve të Sigurisë, e quajti telefonatën “kalimtare”, duke shtuar se përgatitjet për një takim të ardhshëm mes Putin, Trump dhe ndoshta Zelensky-t janë në zhvillim.
SHBA-të mbeten në lojë.
Sipas nënkryetarit të Senatit rus, Konstantin Kosachev, telefonata shërbeu për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Shtëpinë e Bardhë. “Ishte një dëgjim i ndërsjellë, një sinjal që SHBA-të nuk janë larguar nga tavolina e negociatave.”
Armëpushimi – jo si kusht, por si pasojë
Putini, sipas Kremlinit, i bëri të qartë Trumpit se armëpushimi nuk është një kusht paraprak, por një pasojë e marrëveshjeve më të mëdha që trajtojnë shkaqet thelbësore të konfliktit.

Ndërsa nuk pati përparim konkret, biseda sinjalizon se dialogu nuk është mbyllur plotësisht dhe se një fazë e re e kontakteve diplomatike mund të jetë në horizont. Por për momentin, gjithçka mbetet si më parë – me SHBA-të ende në tryezë, por pa zgjidhje në horizont.