Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, duke lënë pas një kontribut të çmuar në kulturën dhe historisë shqiptare.

Lame lindi në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës dhe la pas dy fëmijë. Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Karriera e tij ishte e ndërthurur mes angazhimit intelektual dhe detyrave shtetërore, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion.

Në vitin 2000 ishte Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Nga 2000-2002 nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, 2002-2005 zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Artan Lame do të mbahet mend veçanërisht për rolin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019), një institucion kyç në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Më pas, ai mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku qëndroi deri në vitin 2023 dhe më pas u largua për arsye shëndetësore.

Përtej funksioneve publike, Lame ishte një njohës i thellë i historisë shqiptare dhe një zë i angazhuar në mediat shqiptare me analiza, shkrime dhe rubrika që sillnin në vëmendje ngjarje të rëndësishme historike. Koleksionist i pasionuar i artefakteve historike, ai kontribuoi edhe në promovimin e kulturës përmes ekspozitave dhe shkrimeve dokumentuese. Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Dhe në vitet 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Veprimtari Publike

Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë

Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Ëord Collectors Club”, Genova

Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano

Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”

Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”

Botime

Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).

Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).

TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000

Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010

Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010

TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Ëien 2011

Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011

Dekorime

2010: Çmimi “Book of the year” nga MIC London për lindrin “Medaljet shqiptare 1914-2002”

2012 dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” dt.26.12.2012 për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë

Në mars të vitit 2016, Artan Lame iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale në zemër.