Sot është ceremonia e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leon XIV. Një Romë e blinduar përgatitet të mirëpresë 156 delegacionet që mbërrijnë nga e gjithë bota dhe mbi 250,000 besimtarë pritet të mbushin Sheshin e Shën Pjetrit.

Ndër personalitetet botërore që do të jenë të pranishëm janë: Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance , Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia do të përfaqësohet nga Ministrja e Kulturës Olga Liubimova.

Po ashtu një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë që nis në orën 10:00. Të pranishëm do të jenë Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.

Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Të hënën në orën 9:30, delegacionet do të marrin pjesë në audiencën e posaçme me Papa Leo XIV, nën shoqërinë e ambasadores shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.