Një tërmet të vërtetë shkaktuan tifozët e Napolit në golin e parë të ndeshjes kundër Cagliarit, fituar 2-0 të shtunën dhe që u siguroi titullin kampion të Serie A. Në minutën e 42-të skocezi McTominay zhbllokoi ndeshjen, me festën që ishte e madhe.

Aq e madhe sa ‘IlMattino’ në Itali bën me dije se sizmiologët e përcaktojnë si “antropik”, domethënë lëvizje të krijuar nga njeriu. Një tërmet. Me zë të lartë, shumë të lartë, i shoqëruar nga një ulërimë. U ndje në të gjithë qytetin e Napolit dhe zonën e Kampanjës , por në shumë raste edhe përtej kufijve rajonalë.

Nuk ishte toka që u drodh, por i gjithë qyteti që në unison prodhoi një tërmet që sizmologët e përcaktojnë si “antropik”.