Titulli i katërt kampion për Napolin solli një festë të madhe për ekipin e Serie A. Pas fitores 2-0 kundër Cagliarit rrugët e qytetit u pushtuan nga festa e më shumë se 200 mijë tifozëve. Megjithëse trajneri Antonio Conte u mundua të ruante qetësinë në konferencën për mediet, ishin lojtarët që ai drejton që do ndiznin situatën.

Rrahmani me shokë u futën në dhomën e konferencave dhe ndërprenë këtë të fundit me këngë dhe shampanjë. Përqafime, lot gëzimi dhe një atmosferë që te Napoli përsëritet pas dy vitesh, kjo pasi në 2023 napoletanët kishin fituar për herë të fundit trofeun e Serie A.