Një telefonatë anonime ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme, pasi është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes pranë hotelit “Plaza” në qendër të Tiranës. Menjëherë pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin përreth hotelit luksoz, ndërsa po kryen këqyrjen e zonës.

Burime policore bëjnë me dije se dyshohet për një alarm të rremë, por po kryhen të gjitha verifikimet për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm. Njësitë xheniere janë angazhuar për të kontrolluar me imtësi territorin, ndërsa lëvizja e qytetarëve në zonë është kufizuar përkohësisht.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar mbi rezultatet e kontrollit në orët në vijim.