Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë.