Zelensky dhe Sánchez urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, kanë uruar Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e thellë në zgjedhjet vendore.

Zelensky, në një postim në platformën X (ish-Twitter), shkroi:
“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. I uroj çdo sukses në shërbim të popullit shqiptar. Vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur për nevojën e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, që mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Pres të forcojmë më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy popujve.”

Nga ana tjetër, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, theksoi:
“Urime Edi Ramës për fitoren dërrmuese të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Europian.”

Të dy liderët vlerësuan angazhimin e Shqipërisë në proceset demokratike dhe mbështetjen për integrimin europian dhe paqen ndërkombëtare.