Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, ka ndarë detaje për një bisedë të rëndësishme me krerët e lartë ndërkombëtarë, ku përfshihet edhe komunikimi me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump në llogarinë e tij në POTUS.
Përmes një postimi në ‘X’ Zelensky bëri me dije se ka pasur një komunikim me @POTUS me Trump si dhe ka folur së bashku me Presidentin francez Emmanuel Macron, Kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe kryeministrat Keir Starmer dhe Donald Tusk
“Diskutuam mbi takimin në Stamboll. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë për të sjellë paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë,” -thotë Zelensky.
Presidenti ukrainas nënvizoi se nëse Rusia nuk pranon një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe nuk ndalon vrasjet, atëherë duhet të pasojnë sanksione të reja të ashpra.
Spoke with @POTUS together with President Macron, Federal Chancellor Merz, Prime Ministers Starmer and Tusk. We discussed the meeting in Istanbul.
Ukraine is ready to take the fastest possible steps to bring real peace, and it is important that the world holds a strong stance.… pic.twitter.com/CG3pAnN5Ip
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 16, 2025