Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në “X”, komisionerja shkruan se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Më tej shkruan se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real dhe duhet shfrytëzuar.
Postimi i Marta Kos:
Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!