Deklarata e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, që uron popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit dhe rithekson bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve, i hedh poshtë në mënyrë të prerë tezën e Berishës për “farsën” zgjedhore dhe akuzën për vjedhje nga Rama.
Ndërkohë që Berisha përpiqet të mbulojë humbjen dhe të mbajë gjallë narrativën e tij kundër procesit zgjedhor, SHBA-ja e thotë qartë: zgjedhjet janë pranuar si legjitime dhe janë një hap i rëndësishëm drejt përparimit demokratik dhe integrimit evropian.
Me deklaratën e tij, Berisha del bllof përballë qëndrimit amerikan, që nuk e ka mbështetur kurrë siç pretendon ai idenë e një manipulimi sistematik apo farsë. Ai kërkonte që SHBA të qëndronte në heshtje deri në përfundim të procesit, duke insinuar se “informacionet e tyre” e dinin të vërtetën e fshehur por ja që urimi i Ambasadës, zyrtar dhe publik, është kundër kësaj deklarate.
Ky blof i Berishës tregon përpjekjen e tij për të destabilizuar institucionet dhe për të përçarë opinionin publik, duke përdorur shpifje dhe gënjeshtra, në kundërshtim me realitetin dhe qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë.
SHBA i dërgon një mesazh të qartë, legjitimiteti i zgjedhjeve nuk është në diskutim, dhe mbështetja për Shqipërinë dhe institucionet e saj do të vazhdojë pa ndërprerje. Në këtë kontekst, është Berisha ai që qëndron jashtë rrjedhës demokratike, duke u kthyer në një faktor polarizues dhe jo konstruktiv./Lexo.al