Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë për zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në rrjete sociale, kryesocialisti thotë se sot është dita ku shqiptarët do të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
“Sot është Dita e Shqipërisë. Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni”, shkruan Rama.
Edhe kryetarja e Kuvendit, pasi votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, bëri thirrje për të ushtruar të drejtën e votës.
Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, e shtetit, e kombit dhe Shqipërisë. Iu bëj thirrje të gjithëve që të votojnë sot me qytetari ashtu siç është zhvilluar fushata zgjedhore. Të tregojmë se jemi evropianë në mendje, zemër, ideale dhe standarte. Sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë.”, tha Spiropali.