Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga Tropoja prej vitesh emigrant në Angli.
Në një ceremoni mikpritjeje të organizuar në pikën doganore të Hanit të Hotit, Seb shpërtheu në lot kur shkeli në tokën shqiptare.
Seb tregon se vrapimin e nisi rastësisht ndërsa tashmë është kthyer në një pasion, i cili u finalizua në këtë udhëtim të çmendur ku përshkoi 9 shtete për të mbërritur në vendlindjen e tij.
“Karriera e vrapit ka filluar para dy vitesh e gjysmë. E fillova një mëngjes, u bëra me nerva me trajnerin, gjithmonë e kam pasur merak barkun rrafsh si 15 vjeç. Vrapova te një punë që e kisha 60 km larg. U mundova me vrapuar, se pas 50 km u dorëzova. Aty më kapi inati. Por edhe vapim ë pëlqen se të bën me reflektuar dhe nga aty mu bë si pasion. Pas 6 muajsh, i bëra një pyetje vetes se si të shkojë në Tropojë me vrap. Por ngeli si ide. Edhe këtë vit, mu rikujtua prapë. Thashë shumë kam folur, por s’kam bërë asnjë gjë. Mbi të gjitha thashë meqë babi bën këtë vit 10 vjetorin që ka ndërruar jetë dhe do t’ia dedikoj atij. Do të shkoj nga shtëpia ime te e babait.”, tha ai.