Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit.
Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar.
“Çdo hakmarrje nga irani kundër shteteve të bashkuara të amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte. Faleminderit! Donald Trump, president i shteteve të bashkuara”, thuhet në mesazhin e Trump.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmje përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social.