3 zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës janë vendosur në pranga sot. Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë është edhe Florije Kelmendi Selimi. Ndoshta si emër nuk thotë asgjë për publikun shqiptar, por ajo është nëna e reperit Getoar Selimi, i njohur me nofkën e artit “Ghetto Geasy”.
Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj ministrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani duke bërë me dije se: Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.
Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.
Getoar Selimi është një nga reperët më të njohur si në Shqipëri, edhe në Kosovë, atje ku nisi karrierën e tij. Ai dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca janë një nga çiftet më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Të dy kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Marget.