Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë.
Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në postimin e saj, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.
Postimi
Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.
World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë🇦🇱, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, s#Suedia, #Zvicra apo #Franca.
Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit @ediramaal , për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.
Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia⚡️, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike.